Kuvend, Dule thirrje qeverisë: Ofroni kompromis për pakicën
TIRANE- Sërish pa praninë e opozitës në sallë maxhoranca ka vijuar të miratojë një serë ligjesh në kuvend , të cilat kanë nevojë vetëm për një shumicë të thjeshtë. I pranishëm në sallë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule edhe në këtë seancë ka ftuar maxhorancën të hedhë hapin e parë në drejtim të gjetjes së një kompromisi me pakicën. Por Dule që kërkoi të vendosen interesat e vendit mbi ato partiake ka marrë përgjigje të menjëhershme nga kryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. Sipas Topallit, asnjë interes partiak nuk mund të kundërshtojë vendimin e gjykatave.
“Ngrihuni në nivelin e kërkesave të kohës, ofroni kompromisin. Ndoshta nuk do të jetë në favor të Partisë Demokratike në tërësinë e pretendimeve të saj, por me siguri do të jetë në favor të Shqipërisë, Është momenti, cdo ditë që kalon është me kosto të lartë” theksoi Dule.
“Nuk ka vendim politik mbi vendimet gjyqësore. Cdo kompromis tjetër, cdo mundësi tjetër që jep Kushtetuta e kanë me gjithë fleksibilitetin e maxhorancës dhe të kryetares së Kuvendit” u shpreh Topalli.
Opozita vazhdon të këmbëngulë se nuk do të hyjë në Kuvend derisa të merret parasysh kërkesa e saj për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Më tej shumica ka votuar për zëvendësimin e dy vendeve bosh në Këshillin Kombëtar të Radio Televizionit, ku vendin e kryetares Mesila Dode e zuri sërish një femër Endira Bushati deri tani këshilltare ligjore e kryeministrit Berisha. Vendin e dytë e zuri Suela Musta me profesion gazetare.
(e.n/news24/BalkanWeb)