Vrasja e inspektorit të Tatimeve, familjarët hedhin dyshime
POGRADEC- Pas marrjes së lajmit për gjetjen e trupit të pajetë të Ilirjan Setllarit në Hudënisht të Pogradecit dhe arrestimin e të dyshuarit kryesor për vrasjen Florian Bacit, familjarët e 42 vjecarit hedhin dyshime për skakun dhe mënyrën e vrasjes mbrëmjen e 3 nëntorit.
Ndryshe nga versioni i policisë, ata rrëfejnë se Ilirjani është dërguar me makinë në vendin ku u dhunua pasi kishte qenë në lokal me 4 persona të tjerë. Babai, bashkëshortja dhe djali i inspektorit të Tatimeve në komunën Hudënisht kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas policisë, viktima Ilirjan Setllari dhe i dyshuari për vrasjen kanë qenë duke pirë në një lokal në shoqërinë dhe të kolegëve të tjerë të administratës së komunës, mes tyre dhe kryetari i komunës. Pasi kanë dalë jashtë lokalit plotësisht të dehur gjatë rrugës për në shtëpi, Florian Baci dhe Ilirjan Setllari janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta. Në sherr e sipër Florian Baci e ka goditur dhe e ka hedhur në një kanal me ujë në anë të rrugës nacionale Ilirjan Setllarin. Për pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen dhe është gjetur në vendin e ngjarjes vetëm një ditë më pas.
(e.n/News24/BalkanWeb)