E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbante mbyllur nënën nga frika se e kallëzonte, prangoset narkomani

E mbante mbyllur nënën nga frika se kjo e fundit do ta denonconte në polici, për drogën që mbante në shtëpi, por është arrestuar nga policia.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llongo të Komunës Dropulli i Sipërm Gjirokastër ku 26-vjeçari Thanas Proko është arrestuar me akuzën për trafik të lëndëve narkotike, shkatërrim prone e prishje të rendit e sigurisë publike.
 

Sipas policisë Thanas Proko sipas policisë e mbante të mbyllur në banesë nënën e tij, që kjo e fundit të mos e denonconte si përdorues droge por nëna e tij kishte ikur nga shtëpia dhe kishte hyrë në godinën e komunës për tu fshehur.
 

Mjaftoi një telefonatë e bërë nga punonjësit e Komunës së Dropullit të Sipërm Gjirokastër, që lajmëronte se Thanas Proko, i njohur nga policia si përdorues dhe transportues droge, bërtiste e kërcënonte duke qëlluar me shkelma e karrige dyert e komunës.
 

Policia e Gjirokastrës ka mbërritur shumë shpejt në komunë dhe ka ndjekur për disa orë Thanas Prokon që ishte larguar me vrap anës së lumit përballë fshatit Vrisera. Pas disa orë ndjekje Thanas Proko ra në duart e policisë.
 

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan rreth 2 kilogramë marijuanë në një çantë. Thanas Proko është nën akuzë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Shkatërrim prone”, si dhe prishje të rendit dhe sigurisë publike”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›