E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, digjet supermarketi, dëme materiale ne godine

Flakët kanë përfshirë një supermarket në Librazhdit. Nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik në ambientet e brendshme të tij. 

LIBRAZHD- Mesditën e kësaj të shtune një supermarket në qytetin e Librazhdit u përfshi nga flakët të cilat morën përmasa të mëdha brenda pak minutash. Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të shërbimit zjarrfikës flakët përfshinë të gjithë godinën në pronësi të Astrit Xhepit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Flakët u stimuluan dhe nga temperaturat e larta duke djegur të gjithë godinën e marrë me qera nga Xhepi.
Panik dhe për ambientin përreth përhapi dhe prania e bombolave të gazit brenda ambientit të supermarketit të cilët u nxorën me shpejtësi brenda pak minutash. Nga kjo ngjarje u ndërpre përreth 30 minuta edhe qarkullimi automobilistik në rrugën kombëtare Librazhd-Përrenajs pranë të cilit ndodhej objekti i përfshirë nga flakët. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij zjarri mund të ketë qenë ndonjë qark i shkurtër elektrik në ambientet e brendshme të supermarketit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›