E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Rrëshen-Kalimash, 4 të plagosur

Katër pjestarë të të njëjtës familje janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Rrëshen-Kalimash.

Ngjarja ka ndodhur pranë tunelit të Kalimashit ku një makinë me 4 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit Arjan Dasku 50 vjeç, Lumturi dhe Bukurie Dasku përkatësisht 52 dhe 43 vjeç dhe 13-vjeçari me inicialet A.D të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
 

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje dhe sipas hetimeve mësohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte automjeti.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›