E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 31-vjeçari, për qëllim të Maqedonisë

Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana deklaron se në Portin e Durrësit, është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë, shtetasi maqedonas i shpallur në kërkim, Mefail Jakupi, 31 vjeç.
 

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi ai është dënuar nga organet e drejtësisë maqedonase me dy vjet burg për veprën penale "krime të ndryshme për shëndetin e njerëzve dhe kundër pronës", të cilën shtetasi Mefail Jakupi e ka kryer në vitin 2006.
 

Kapja e këtij shtetasi është kryer nga strukturat e policisë kufitare të Durrësit pas verifikimit të bërë nga sistemi i Interpolit. Jakupi është shoqëruar më pas në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës për veprime të mëtejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›