Korçë, arrestohen 4 persona për prostitucion
Katër persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi akuzohen për shfytëzim prostitucioni me të mitur.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Junior” janë arrestuar 4 persona të cilët akuzohen se kanë shfytëzuar dy të mitura për prostitucion.
Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Pëllumb Mullaj 52 vjeç, Andrea Nameti 62 vjeç, Nevruz Kollani 79 vjeç dhe Skënder Korollari 35 vjeç të cilët akuzohen se kanë prostituuar dy adoleshente përkatësisht 17 dhe 18 vjeç me inicialet I.P dhe M.P.
Sipas policisë të arrestuarit kishin 7 vjet rresht që i shfytëzonin dy adoleshentet që kur ato ishin në moshë të mitur. Ata kanë kryer marrdhënie seksuale në menyre sistematike përgjatë viteve 2004,2005 dhe 2006 me dy vajzat e mitura kundrejt pagesave që ata ia jepnin shtetasit Pëllumb Mullaji.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 4 të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.