E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj: Konflikti Premçi-Peka nuk i përket detyrave të policisë

Konflikti Prenci-Peka nuk përfshin detyrat e policisë së shtetit. Kështu ka pohuar në deklaratën e tij pas aktivitetit me teme: "Barazia gjinore ne Policine e Shtetit", drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj.

Ndër të tjera kreu i uniformave blu ka sqaruar në lidhje me urdhrin që Shemsi Prenci, drejtori i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka marrë nga ministri në detyrë Avenir Peka. Burgaj ka vënë në dukje se urdhrin për dërgimin e forcave speciale në një vendngjarje e jep vetëm drejtori i përgjithshëm i policisë.
 

Por ndër të tjera drejtori i policisë se shtetit ka pohuar se asnjë prej forcave politike nuk duhet të sulmoj policinë, kjo pasi policia është një institucion i pa varur.

Deklaratat e Burgajt vijnë pas kallzimeve të ndërsjellta të bëra në prokurori nga Prenci dhe Peka për kërcënim dhe shpifje si dhe për akuzat e fundit të bëra nga personazhe të politikës në drejtim të uniformave blu duke i cilësuar si të politizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›