Seminari, bashkon Gj. Kushtetuese të Kosovës dhe Shqipërisë
Një seminar me temë "Kontrolli Incidental" takon në Durrës anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe ata të Shqipërisë. Në një njoftim për shtyp të organit gjykues, mësohet se një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryetari i saj, Enver Hasani dhe i përbërë nga gjithë trupa e gjyqtarëve të kësaj gjykate, këshilltarët e tyre ligjorë, Sekretarja e Përgjithshme dhe Drejtorja e Kabinetit, do të zhvillojë një vizitë pune në Shqipëri, në datat 18 - 20 prill 2011.
Gjatë kësaj vizite, në datën 18 prill 2011, Kryetarët e dy Gjykatave Kushtetuese do të nënshkruajnë në Tiranë një marrëveshje për "Bashkëpunimin reciprok dhe ndihmën e ndërsjelltë në fusha me interes të përbashkët për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Pikërisht, vendimet e gjyqtarëve të Kosovës kanë shkarkuar nga detyra dy presidentë të shtetit më te ri. Dy vendimet e pakundështueshme të organit më të lartë gjykues të Kosovës, kanë bërë të japë dorëheqjen presidenti Fatmir Sejdiu në 27 shtator 2010. Gjykata ka dhënë vendimin se saj se Sejdiu kishte shkelur kushtetutën duke mbajtur dy poste atë të presidentit dhe të kryetarit të “Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
Më pas në 30 mars 2011 po me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është larguar nga detyra e kreut të shtetit edhe Behgjet Pacolli. Gjykata e ka vlerësuar zgejdhjen e Pacollit si jo kushtetues edhe faktin se në seancën e 22 shkurtit, nuk kishte kuorum prej dy të tretave të deputetëve të Parlamentit.