Bie përsëri besueshmëria e Italisë

Shërbimi i investitorëve e ka renditur qeverinë italiane tre shkallë më poshtë për sa i përket besueshmërisë, duke e vendosur atë në A-2.
Në një deklaratë agjensia e kualifikimeve tha se “kjo perspektivë negative reflekton në ekonominë dhe financat e Italisë si dhe të eurozonës” për shkak të borxheve serioze në disa vende të eurozonës, siç është Greqia.
Sipas kësaj agjensie, kualifikimi i ri tregon se Italia mbetet e ndjeshme ndaj goditjeve financiare, por se rreziku për dështimin e vendit mbetet i largët.
Në një deklaratë kryeministri italian, Silvio Berluskoni tha se ky vendim ishte pritur dhe se qeveria e tij mbetet e përkushtuar për të arritur synimet e buxhetit.
Berluskoni theksoi se tashmë është aprovuar një plan nga Komisioni Europian për ta balancuar buxhetin e qeverisë për vitin 2013.