Gjendet i mbytur nje femije ne kanalin prane shtepise

Një 2 vjeçar gjendet i mbytur ne kanalin pranë shtëpisë se tij. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Boric i Vogel te komunës Gruemire ne Malësinë e Madhe.
Familja Tahiraj kishte njoftuar policinë e Shkodres se 2 vjeçari ishte zhdukur prej pasdites se diele .
Qe ne fillim ata dyshuan se fëmija e tyre mund te ishte mbytur pasi kishin gjetur buze kanalit Vrake qe kalon pranë shtëpisë një lodër e 2 vjeçarit Eris Admir Tahiraj.
Njoftimi në polici ishte dhënë pasi familjaret kërkuan tek të afërmit e tyre, por edhe nëpër fshat.