Zjarret “gllabërojnë” qindra hektarë pyje e kullota
26/08/2011 Vatra të reja në pyllin e Poros të Vlorës, në pyjet e Pukës dhe në Peqin
Terreni dhe mjetet e pamjaftueshme pengojnë shuarjen e zjarreve
Disa zjarre të mëdhenj e të fuqishëm po vijojnë të përpijnë me qindra hektarë tokë në të gjithë territorin e vendit. Kështu, një zjarr me zanafillë që pardje në fshatin Dëllinjë të Vlorës është përhapur dje në disa zona. Flakët kanë përparuar për shkak të erërave dhe temperaturave shumë të larta që kanë përfshirë vendin. Ndërkohë dje është evidentuar një zjarr me përmasa të mëdha në pyllin e Poros, flakët e të cilit po përparojnë drejt fshatit Akërrni. Zjarri është riaktivizuar rreth orës 11:30 të ditës së djeshme dhe zjarrfikësit e konsiderojnë si një nga zjarret më të mëdhenj që ka rënë ndonjëherë në jug të vendit. Banorët e fshatit Akërrni shprehen të shqetësuar për situatën. Forcat e zjarrfikëseve shprehen se e kanë të pamundur të përballojnë situatën pasi terreni malor është tepër i thyer. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forca të ushtrisë, ndërkohë që zjarrfikësit apelojnë se nevojitet patjetër ndërhyrja nga ajri. Dy vatra zjarri vijojnë të djegin prej 8 ditësh pyjet në Munellë të Pukës, ndërkohë që janë evidentuar dhe 15 vatra të tjera më të vogla në zonë. Zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor. Fatmirësisht zjarret janë larg zonave të banuara, por dëmi në pyje është i konsiderueshëm. Zjarret kanë përparuar ndjeshëm këto ditë duke kaluar edhe në zonën e Mirditës. Specialistë të fushës thonë se zjarret mund të jenë të qëllimshëm, por nuk përjashtohen dhe raste të zjarreve aksidentale pasi temperaturat këto ditë kanë qenë shumë të larta. Një zjarr i madh është regjistruar dje pasdite në kodrat e fshatit Paulesh-Peqin, ka rënë zjarr. Menjëherë me të marrë këtë informacion, për në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet policorë nga komisariati i policisë Peqin, shërbimet zjarrfikëse në përbërje me shërbimet e ushtrisë, ku në bashkëpunim me banorë të zonës po bëjnë të mundur lokalizimin e vatrave të zjarrit, izolimin dhe fikjen e tyre. Sipas informacioneve, zjarri ka rënë në kodrat e fshatit Paulesh duke përfshirë rreth 2 ha sipërfaqe me pyje dhe shkurre. Grupi hetimor i dërguar në vendin e ngjarjes, po punon për të zbardhur plotësisht shkakun e rënies së zjarrit.