Vdekja e foshnjes 11 muajshe, prindërit denoncojnë mjekët
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së foshnjes 11 muajshe në spitalin Ushtarak dy ditë më parë. Hetimet kanë nisur pas denoncimit që prindërit e foshnjes bënë në polici duke akuzuar mjekët për pakujdesi.
Sipas policisë pritet që foshnjes 11 muajshe t`i bëhet edhe ekspertiza mjekësore për të vërtetuar shkaqet e vdekjes.
Ndërkohë fëmija me inicialet A.XH.ndërroi jetë dy ditë më parë në spitalin ushtarak pasi ishte mjekuar fillimisht në spitalin e qytetit të Durrësit.
Ai është dërguar nga Durrësi drejt kryeqytetit për të ju nënshtruar një ndërhyrjeje më të specializuar mjekësore por ka ndërruar jetë.