E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë, 2 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vorë-Fushë Krujë ku për pasojë janë plagosur dy persona.
Aksidenti ka ndodhur pranë rrugës që të çon në aeroportin e Rinasit ku dy makina të tonazhit të rëndë ku njëra prej tyre transportonte materiale ndërtimi janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë janë plagosur drejtuesit e makinave.
Menjeherë të plagosurit janë dërguar urgjentish për të spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›