FMN 110 milion euro ndihmë për Kosovën
PRISHTINë- Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje për një ndihmë financiare prej 110 milionë eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka theksuar se kjo marrëveshje garanton rritje ekonomike prej 6 për qind.
Thaci tha se, kjo ndihmë financiare e vendos Kosovën në rrugë të sigurtë për realizimin e projekteve më rëndësi nacionale. Këto para do të shfrytëzohen në sektorin e energjisë, në atë rrugor, por dhe arsimin. Kryesuesi i delegacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jurgen Odenius, tha se autoritetet e Kosovës po ndërmarrin veprime për të përmirësuar shpenzimet buxhetore, mënyrë kjo që do të sjelle qëndrueshmëri fiskale.
Qeveria do t`i kushtëzojë shpenzimet e saj, dhe kjo duhet të vazhdojë edhe gjatë vitit 2011”, pohoi Odenius. Kosova në qeshor të vitit të shkuar u anëtarësua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe në dhjetor të po të njejtit vit u bë anëtare edhe e Bankës Botërore.
(m.a/News24/BalkanWeb)