E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë/Defekt në tubacion, disa zona pa ujë

Një defekt në një nga tubacionet kryesore të ujësjellësit të Tiranës ka lënë pa ujë të pijshëm disa zona të kryeqytetit.
Sipas informacioneve defekti ka ndodhur në tubacionin pranë lulishtes "1 Maji" dhe për pasojë kanë mbetur pa ujë të pijshëm qendra e Tiranës, zona e Kinostudios dhe Ferit Xhajko.
Drejtori i ujësjellësit të Tiranës Sahit Dollapi është shprehur për "Ora News" se defekti do të riparohet shumë shpejt ndërkohë që në vendin ku ka ndodhur defekti ende nuk ka nisur puna për riparimin e defektit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›