Trafikuan 109 kg drogë, një në pranga në Tiranë, dy kapen në Prizren
Tre persona u arestuan sot njëherësh në Shqipëri dhe në Kosovë me akuzën se kanë qenë pjsë e një rrjeti të trafikut të drogës mes dy vendeve.
Sipas njoftimeve zyrtare nga policia, shtetasi Gëzim Gjika është arrestuar sot në Tiranë me akuzën e pjesëmarrjes një rrjetin e trafikut ndërkohë që në të njëjtin aksion, policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren.
Autoritetet në Kosovë nuk kanë bërë të ditur identitetin e personave të arrestuar por thanë se ata kanë bashkëpunuar me shtetasin shqiptar Gëzim Gjika në trafikimin e 109 kilogramëve marihuanë e cila është bllokuar nga policia në afërsi të Maminasit në nëntor 2009.
Në atë kohë pak para ndërhyrjes së policisë, trafikantët braktisën ngarkesën me drogë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.