E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, banorët në protestë për bllokimin e legalizimeve

VLORë- Disa dhjetëra banorë të zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë kanë tentuar të hyjnë forcërisht në Drejtorinë e Legalizimeve në qark duke reaguar të indinjuar për bllokimin e procesit të legalizimit, të banesave të tyre në këtë zonë. Banorët thonë se kanë kaluar disa faza të legalizimit dhe pikërisht në kohën e marrjes së lejeve procesi është bllokuar. Zona ku kanë ndërtuar rreth 50 familje, ka probleme pronësie, por sipas banorëve pronarët pretendues kanë paraqitur dokumenta të falsifikuara.

Banorët kanë treguar para kamerave vendimin e komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, i cili daton para datës së vendimit të gjyqit për të njëjtin vendim, por edhe një sërë dokumentash të tjera që mbështesin pretendimet e tyre. Ata janë shprehur se është falsifikim i hapur i pronarëve dhe i bëjnë thirrje kryeministrit Berisha të reagojë.

Ndërkohë drejtori i legalizimeve për Vlorë, Roland Tafili deklaron se është në dijeni të problemit të këtyre banorëve. Bëhet fjalë për mbi 22 hektarë sipërfaqe toke në kodrën e Ujit të Ftohtë, zonë e cila është populluar masivisht pas viteve 90´.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›