Aksident në rrugën Shkodër-Koplik, humbë jetën një 48 vjeçar

Sipas policisë së shkodrës, aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, rreth pesë kilometra larg qytetit të Shkodrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe efektivët e njësisë së plolicisë rrugore të Shkodrës, të cilët mbrëmjen e djeshme, si dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kryer hetimet rrethë këtij aksidenti, rezultatet e së cilës priten të bëhen publik zyrtarisht nga zyra e shtypit pranë Drejtorisë Policisë Qarkut Shkodër.
Mësohet se dy autoveturat i përkisnin kryetarit të Komunës Koplik Qendër, Isa Ramës, dhe një efektivi të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Besnik Burgaj, të cilat udhëtonin në drejtime të kundërta.
Rama me destinacion qytetin e Shkodrës dhe Burgaj drejt qytetit të Koplikut. Të dëmtuarve i është dhënë ndihma e shpejtë duke i dërguar urgjentisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Si rezultat i plagëve të rënda, Burgaj ka ndërruar jetë, ndërkohë që Rama është gjendje shumë të rëndë./Start/
2012-07-15 10:59