E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta antikorrupsion, Pollo: Do të hetohen familjarët e zyrtarëve

Tiranë- Kuvendi do të nis shqyrtimin e dy projektligjeve të rëndësishme që lidhen me thellimin e luftës kundër korrupsionit. Kjo u bë sot e ditur në një deklaratë për mediat nga Ministri për Inovacionin dhe TIK, Genc Pollo.

Ai deklaroi se “shqyrtimi do të nisë me dy p/ligjet e reja, të miratuara nga Qeveria në luftën kundër korrupsionit sikurse janë ai për deklarimin e pasurive të zyrtarëve dhe për konfliktin e interesave”.

Ndryshimet në ligjet egzistuese përfshijnë disa amendime. Ndër të ndryshimet parashikojnë përfshirjen e pjesëtarëve familjarë të zyrtarëve, ç’ka nuk është bërë deri sot.

P/ligji për deklarimin e pasurive parashikon të dhënat nga familjarët, përcaktohet detyrimi për të deklaruar edhe të ardhurat mbi 5 milionë lekë të vjetra, përfshirë dhe ato jashtë vendit, përcakton më mirë personat e lidhur me zyrtarin që i nënshtrohet kontrollit të pasurive. “Verifikimi do të përfshijë edhe drejtorët e nivelit të lartë”, tha Pollo.

“Në p/ligjin për konfliktin e interesave përfshihen për herë të parë edhe drejtuesit e pushtetit vendor. Me këto dy p/ligje të reja i shtohen kompetencat ILKDP ndërsa në to përfshihen masa më të ashpra deri në ndjekje penale”, theksoi Pollo.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›