E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenton një shtetas, largohet nga vendi i ngjarjes

Burimet policore nga njësia e qarkullimit në Gjirokastër bëjnë të ditur se dje mbrëmjen e djeshme është arrestuar shetasi Sokrat Prifti,39 vjec,lindur në Kukës  dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i Priftit, u bë pasi dje ishte duke udhëtuar në Super-stradën Kakavijë -Gjirokastër me automjetin e tij “Volsvagen Bora” me targa greke ZZI 2279, ku  në vendin e quajtur Kthesa e Vriserasë, ka aksidentuar shtetasin Pando Lena, 57 vjeç nga Gjirokastra.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë, duke e lënë të aksidentuarin të shtrirë në asfalt.

I aksidentuari është konstatuar nga një tjetër drejtues mjeti i cili e ka bërë transportin e tij për në spital, ku ndodhet jashtë  rezikut për jetën.

Pas disa orësh, policia bëri të mundur arrestimin e Priftit në vendin e quajtur Kordhocë për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme./Start/

                                                                                             2012-07-15 12:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›