E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhdukja e BleonësProkurorët e Krimevetë Rënda nisin hetimet

KUKES- Prokurorë të Krimeve të Rënda gjenden këto ditë në Zapod të Kukësit, ku po mbajnë kontakt edhe me homologët e Kosovës, për të zhvilluar në zonë hetime për zhdukjen e 6 vjecares, Bleona Mata.

Cështja tashmë i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, për të zbardhur zhdukjen e mistershme. Pritet që prokurorët e krimeve të rënda të bëjnë një detajim të vecantë të të gjitha elementeve ekzistues mbi zhdukjen e vogëlushes për të krijuar dhe pista të mundshme më afër të vërtetës.

Ndërkohë babai i vajzës Zamir Mata, 3 javë pas zhdukjes së fëmijës së tij, duket se po hedh dyshime të forta mbi motrën dhe mbesat, të cilat kanë qenë dhe personat e fundit që kanë patur kontakt me të miturën para zhdukjes së mistershme të saj.

Sipas Matës, vajzat po mbajnë fshehur të vërteten, në një kohë që zhdukja e Bleonës tashmë ka marrë përmasa ndërkombëtare.
Edhe pse janë ofruar 3 milionë lekë për dhënien e informacionit për vendodhjen e Bleonës, ende nuk ka shenjë apo të dhënë që mund të conte drejt gjurmëve të saj.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›