Shkurte na rrethet
10/06/2010 Trafiku i mjeteve të vjedhura nga Afrika e Jugut në Shqipëri
Kapet një kamion i trafikuar 19 vite më parë
Rrjeti, vihen nën monitorim rrugët tokësore dhe ujore
Policia ka zbuluar një tjetër automjet të vjedhur në Afrikë të Jugut dhe të tregtuar në Durrës. Në harkun kohor të dy muajve mjeti i sekuestruar dje është i katërti që bllokohet pasi rezultojnë të jenë vjedhur në kontinentin tjetër. Kamioni me targa AN 744 ËË i është bllokuar një shtetasi nga fshati Vorrezë në Kavajë, 26-vjeçarit A. Sh. Kamioni Fiat IVECO rezulton të jetë vjedhur në Afrikën e Jugut 18-19 vite më parë dhe që andej ka bërë disa xhiro” për të rënë së fundi në dorën e kavajasit. Burime policore thonë se kamioni ishte deklaruar i vjedhur në Afrikën e Jugut më datë 29 shtator 1991 dhe që nga ajo kohë ka kaluar në disa duar. Trafikantët e mjeteve motorike e kanë pasur të lehtë ta linin këtë kamion në dorë të 26-vjeçarit, pasi askujt nuk i ka shkuar në mendje se IVECO ishte vjedhur 19 vite më parë në Afrikë. Fakti se ky është rast i përsëritur teksa policia sekuestron mjete të vjedhur nga i njëjti vend e ka shtyrë atë të hetojë rrugën e trafikut dhe itinerarin e përshkuar. Shërbimet e policisë kufitare në portin e Durrësit kanë identifikuar në muajin mars vjedhjen e një traktori bujqësor, mjet që më pas është transportuar për në Shqipëri. Traktori me targa TV 055069 është vjedhur më datë 24 qershor 2009, ndërsa pas tij në Durrës janë zbuluar edhe dy raste të tjera vjedhjeve të automjeteve nga i njëjti vend. Tashmë policia nuk ka asnjë dyshim se në Durrës ka një rrjet trafikantësh që bashkëpunojnë me grupe të tilla jashtë vendi. Edhe pse asnjë nga katër rastet nuk kanë lidhje mes tyre për sa i përket përdoruesve të mjeteve të vjedhura, agjentët e sektorit të luftës kundër trafikut kanë dyshime se këto mjete kalojnë kufirin nga e njëjta dorë për tregun vendës. Për rrjete të tilla të jashtëligjshme është ndërlikuar së tepërmi mundësia e mbijetesës me këtë lloj trafiku, pasi policia ka nisur të zbulojë një e nga një të gjitha mjetet e vjedhura jashtë vendi. Disa letërporosi nga strukturat e antikrimit jashtë vendi kanë ndihmuar policinë shqiptare të identifikojë e bllokojë këto mjete. Rrugët tokësore, por edhe ato detare, janë vënë në monitorim të plotë nga agjentët e policisë kufitare dhe të doganave në pikat e kalimit të njerëzve dhe mallrave.
Muajin e shkruar, 21 raste të ngjashme
Depresioni, vetëvaret në
punishte 46-vjeçari
DURRES- Është vetëvarur në punishten e punës së tij një burrë me banim në Durrës si pasojë e gjendjes së tronditur psikike. Namir E. 46 vjeç i lindur dhe banues në fshatin Arapaj të komunës së Rrashbullit në Durrës është gjetur i varur në repartin e prodhimit të mobilieve. Ky kombinat gjendet në vendin e quajtur “Bregu i kanalit” fare pranë rrugës nacionale Plepa-Tiranë. Rreth orës 15 një nga punonjësit e linjës së prodhimit të mobilieve ka hyrë në repartin ku ishte i punësuar Emini dhe sapo ka hapur derën ka parë të varur e pa asnjë shenjë jete kolegun e punës. Ai ka vënë në dijeni punonjësit e tjerë dhe pronarin, ndërsa policia ka dërguar grupin hetimor dhe autoambulancën. Por viktima kishte vdekur, pasi ai ishte varur disa kohë më parë. Nga hetimet paraprake mendohet se 46-vjeçari Namir Emini është vetëvarur nisur edhe nga deklarimet e familjarëve të tij, të cilët kanë pohuar se Emini vuante nga gjendja e rënduar depresive. Viktima kishte sajuar një litar dhe pasi e kishte varur në një tra të kombinatit të mobileve është futur në lak dhe që aty ka larguar karrigen për të varur më pas këmbët. Burime policore thonë se ngjarje duhet të ketë ndodhur rreth 2 orë më parë pasi viktima është gjetur pa asnjë shenjë jete dhe trupi i ftohtë, gjë që tregon se ai kishte kryer vetëvarjen rreth mesditës. Tre muaj më parë gjendja e tij psikologjike ishte rënduar së tepërmi dhe kjo ka të mundur ta ketë shtyrë drejt një vendimi të rëndë. Të afërm të viktimës kanë pohuar se i vetëvaruri kishte tentuar edhe herë tjetër të kryente të njëjtin veprim. Ndonëse ai është mbajtur nën terapi mjekësore duke përdorur medikamente qetësuese, familjarët nuk kanë mundur ta mbajnë nën kontroll. Një ditë më parë rreth mesditës ai ka hyrë në repartin e tij të punishtes për prodhim mobilie dhe duke qenë plotësisht larg syve të të tjerëve ka marrë vendimin ekstrem. Në muajin e kaluar në Durrës kanë ndodhur 21 raste të heqjes së lirisë apo “vetëflijimit”. Burime zyrtare kanë bërë të ditur se ndër rastet më problematike të ndodhura janë 1 rast vrasje, 7 raste të vrasjes së mbetur në tentativë, 1 plagosje e rëndë, 1 heqje e lirisë së tjetrit, 4 vetëplagosje, 2 vetëhelmime të rënda, 2 tentativa vetëhelmimi dhe 3 raste të tentativës së vetëvrasjes. Në fundin e muajit janar një 66-vjeçar, person me aftësi të kufizuar, është gjetur i varur në një pemë në shtëpinë e tij të lindjes në fshatin Bodinakë të komunës Maminas. Burime të policisë së Durrësit kanë bërë të ditur se shtetasi A. V. 66 vjeç, lindur në Bodinakë dhe banues në qytetin e Shijakut është gjetur i varur në një pemë në oborrin e shtëpisë. Një muaj më pas, në prill shtetasi Muhamet Tushku pasi ka plagosur komshiun ka vrarë edhe veten. Depresioni ka shtyrë drejt krimit të vetëvrasjes edhe vajza e gra, të cilat kanë konsumuar medikamente helmuese. Edhe pse ndërhyrja e policisë ka qenë e shpejtë për të shpëtuar nga vdekja dy femra nuk kanë mundur të rikthehen më në jetë pas dozës së madhe të helmit të pirë. Janë një sërë shkaqesh që kanë shtyrë këtë kategori të shkojnë drejt vdekjes duke rritur shifrat e të prekurve nga skleroza, depresioni dhe situatat emotive.
Xh. Gradica
Prokurori: E pajustifikueshme mungesa e avokatëve
Shtyhet sërish dosja “Ruzhdije”,
dorëhiqet avokati
FIER- Për të disatën herë është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të 9 shtetasve, gjashtë ish-komisionerë dhe tre banorë të fshatit Ruzhdie të marrë të pandehur nga Prokuroria e rrethit Fier. Në seancën e djeshme ka munguar sërish pala mbrojtëse përkatësisht avokatët Zenun Hadërmataj, si dhe Baftjar Shehu. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e tre të pandehurve. Përballë kësaj situate gjyqtari i çështjes Roland Jaupaj është detyruar të shtyjë seancën pas dy javësh. Kjo është kundërshtuar nga prokurori i çështjes Clirim Sinaj. Ai i ka kërkuar trupit gjykues të marrë masa duke e quajtur të pajustifikueshme mungesën e palës mbrojtëse se të pandehurve. Të akuzuarit janë Bujar Kararaj, kryetar i komisionit, Pëllumb Myrtaj zëvendëskryetar dhe anëtarët e komisionit Robert Myftaraj, Veledin Myftaraj dhe Shezai Kararaj. Komisioneret e Ruzhdies akuzohen për shpërdorim të detyrës falsifikim të dokumenteve të votimit si dhe votim më shumë se një herë. Më 28 qershor braktisja e detyrës nga komisionerët e majtë solli si rezultat zhvillimin e zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe me shkelje të paprecedentë procedurale në qendrën e votimit nr 3052. A. Damini
Probleme në shëndetin mendor
Pi sasi të mëdha ilaçesh,
përfundon në koma
POGRADEC- Një i sëmurë mendor, banor i rrethit të Librazhdit, i cili u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore në fshatin Udënisht të rrethit Pogradec, vazhdon të qëndrojë në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve, ku këta të fundit po bëjnë të gjitha përpjekjet për shpëtimin e jetës së tij. Megjithatë, jeta e të sëmurit mendor vazhdon të jetë e rrezikuar. Sipas mjekëve, jeta e tij ishte rrezikuar seriozisht, pasi ai kishte konsumuar një sasi të madhe ilaçesh, fakt ky që është vërtetuar edhe nga policia, pasi pranë trupit të tij ishin gjetur disa tableta. Megjithatë, në lidhje me këtë ngjarje, burime pranë Drejtorisë së Policisë në Qarkun e Korçës, bënë të ditur se shtetasi H.Pere, i dtl. 1976, banues në fshatin Stravaj të rrethit Librazhd, i cili vuante nga sëmundje mendore u gjet në fshatin Udënisht të rrethit Pogradec, dhe konkretisht në buzë të liqenit, në gjendje të rëndë për jetën. Burimet e policisë konfirmuan gjithashtu se 34-vjeçari Pere vazhdon të qëndrojë i shtruar në reanimacion në gjendje kome. V. Hasani