Afrimi i studentëve të shkëlqyer pranë departamenteve mjekësore
10/06/2010 Përmirësimi i shërbimeve në institucionet shëndetësore
“Një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vendin tonë do të luante edhe afrimi i studentëve të shkëlqyer pranë departamenteve mjekësore”, - kështu është shprehur gjatë ditës së djeshme rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule gjatë ceremonisë së zhvilluar mbi emërimin e pedagogut të ri Altin Veshti, i cili ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin e Padovës, Itali. Sipas rektorit, të rinjtë duhet të përkrahen nga shefat e shërbimeve dhe jo të pengohen prej tyre për të ecur përpara. Në këtë mënyrë edhe cilësia e shërbimeve do të ishte më e lartë. Rektori Kule e cilësoi të një rëndësie të veçantë emërimin e pedagogëve që kanë përfunduar studimet jashtë vendit dhe që kanë një CV të pasur në fushën përkatëse (në rastin konkret në kardiokirurgji). Gjatë ceremonisë së zhvilluar dje është prezantuar edhe grupi më i ri kërkimor, që është ngritur pranë Institutit të Studimeve Evropiane dhe që do të shërbejë në proceset integruese të vendit tonë në Bashkimin Evropian. “Dua të lajmëroj krijimin e një grupi kërkimor pranë këtij instituti, që do të përbëhet pikërisht nga pedagogë dhe kërkues të rinj, të cilët janë pjesë e stafit akademik të Universitetit të Tiranës. Natyrisht, ky grup kërkimor do të ketë ndihmën dhe udhëzimet e vazhdueshme të stafit me më shumë eksperiencë të Universitetit, për të pasur rezultate sa më të mira. Kërkuesit e rinj që kanë një eksperiencë të vyer jashtë vendit tonë dhe që vijnë nga disiplina krejt të ndryshme, do t’u përgjigjen në këtë mënyrë kërkesave dhe sfidave të kohës, siç është trajtimi shumëdisiplinor i proceseve si ai i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, - ka thënë në fjalën e tij rektori Kule. Po gjatë kësaj ceremonie është prezantuar edhe organizata e re e studentëve të UT-së, “Rrjeti i Studentëve Ekselentë”.
Ky grup do të ketë si qëllim kryesor përkujdesjen për rritjen e cilësisë së shërbimeve të Universitetit.