E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra në Devoll, policia identifikon autorin e dyshuar

Pista
e vrasjes së djemve të Mullirit

Devoll, 29 janar NOA/UPDATE Policia ka
identifikuar vetëm pak minuta më parë autorin e dyshuar të vrasjes së tre vëllezërve
në fshatin Vidohov në Devoll.

Forca të shumta policie të mbërritura edhe nga
Tirana janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar Besim Karaj i cili sipas
policisë është ende i armatosur dhe përbën rrezikshmëri.

Policia deklaroi se Karaji është parë nga
banorët e fshatit me armë në dorë dhe ka qëlluar në fshat edhe pas vrasjes së
tre vëllezërve Taulant, Xhiljan dhe Eldi Mulliri mesditën e sotme.

Ende nuk është e verifikuar zyrtarisht nëse
Besim Karaj është autori i kësaj masakre por aktualisht forcat e policisë janë
vënë në ndjekje të tij.

Sipas policisë nëse autori i vërtetë i vrasjes
së tre fishtë është Besim Karaj, atëherë hidhen dyshimet se vrasja ka ndodhur për
motive xhelozie pasi dyshohet se njëri prej vëllezërve të vrarë kishte një
lidhje intime me një grua të martuar.

Megjithatë policia sqaron se mbetet për tu
verifikuar ky motiv pasi edhe pista tjetër është ende nën hetim ajo e vrasjes për
hakmarrje pasi nëna e viktimave, Liljana Mulliri 7 vite më parë masakroi dhe
hodhi në pus nipin e të dashurit të saj.

Ndërkohë forca të shumta policie janë nisur
drejt kufirit pasi autori i dyshuar po tenton të kalojë kufirin.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›