E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet nga shkallët, vdes punonjësi i Stacionit të Klorinimit të Ujit të Pijshëm

Durrës, 29 janar NOA - Një 53-vjeçar ka gjetur
vdekjen pas u rrëzua nga shkallët teksa tentonte të kontrollonte depozitën e
ujit.

Fiqiri Domi 53-vjeç është gjetur i vdekur dje tek
Stacioni i Klorinimit të Ujit të Pijshëm në fshatin Xhafzotaj në Durrës.

Policia e sinjalizuar për ngjarjen mbërriti
menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e vdekjes së 53-vjeçarit.

Pas hetimit të vendngjarjes policia deklaroi
se Domi ishte punonjës në këtë stacion dhe ka gjetur vdekjen në mënyrë
aksidentale si pasojë e rrëzimit nga një shkallë metalike, në kohën kur po
kontrollonte depozitën e ujit.

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›