E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Gjykatës Kushtetuese së Kosovës vizitë në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë

Tiranë, 29 janar NOA - Kryetari i Gjykatës
Kushtetuese të Republikës së Kosovës, 
Enver Hasani u prit paraditen e sotme nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë
të Republikës së Shqipërisë, Shpresa Beçaj dhe anëtarë të tjerë të kësaj
gjykate.

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Beçaj shprehu
interesimin e saj dhe të të gjithëve anëtarëve të Gjykatës së Lartë, mbi situatën
dhe organizimin e gjyqësorit në Kosovë, duke u shprehur gjithashtu se gjyqësori
shqiptar do të jetë gjithmonë i gatshëm për të bashkëpunuar me kolegët e tyre,
të cilët në këto momente të rëndësishme të konstituimit të institucioneve
themelore të shtetit, kanë shumë nevojë për asistencë dhe mbështetje të
vazhdueshme.

Beçaj, bëri një përshkrim të detajuar të
sistemit gjyqësor në vendin tonë duke e njohur kryetarin e Gjykatës Kushtetuese
të Kosovës, me mënyrën e funksionimit të pushtetit gjyqësor në Shqipëri dhe të
Gjykatës së Lartë në veçanti, duke i përcjellë këtij delegacioni një urim
special për nisjen e një pune të mbarë dhe të rëndësishme në zbatim dhe
garantim të Kushtetutës se Kosovës.

Gjate takimit, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese
të Kosovë, Enver Hasani, theksoi rëndësinë e shkëmbimit të vizitave të tilla, të
cilat nuk duhet të jenë vetëm të nivelit zyrtar por dhe mbajtjen e kontakteve të
vazhdueshme në shërbim të rritjes së bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës,
në mënyrë që ndihma teknike e marrë nga njëri-tjetri ta vendosë gjykatën
Kushtetuese të Kosovës në fakultetin e Gjykatave Kushtetuese të rajonit e më
gjerë.  

k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›