E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija elektrike, magazinat në flakë


KORÇË - Një shkëndije elektrike është bërë shkak për një zjarr që ka rënë dje në magazinat e një firme private në qytetin e Korçës. Flaka është përhapur me shpejtësi pasi edhe malli i magazinuar në të (ferizol) ka qenë stimulues për përhapjen e menjëhershme të flakëve. Në vendngjarje kanë mbërritur katër zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin dhe për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve në mjediset e tjera të kësaj firme. Sipas përgjegjësit të zjarrfikëseve, Koço Çiko, shkak është bërë një shkëndijë elektrike në rrjet në pjesën e sipërme të tavanit në një prej magazinave të firmës dhe kjo ka bërë që zjarri të përfshijë një pjesë të konsiderueshme të mallit. sa Drejtuesit e firmës thonë se dëmet janë të shumta. Gjithsesi, grupi i ekspertëve i ngritur për këtë qëllim po punon për të përcaktuar edhe shkakun e vërtetë të zjarrit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›