Trafik klandestinesh me 2800 euro
Fier- Trafiku i klandestineve me destinacion Greqine, kundrejt shumes 1-2800 euro per person u ka kushtuar shtrenjte kater personave ne Fier. Agjentet e Antitrafikut arriten te ndalonin pas operacionit te koduar "Precedentet" te dyshuarit Fadil Hyskaj, 47 vjec, Xhevahir Murataj, 52 vjec, te denuar me pare per kete veper, Novruz Rucaj, 42 vjec dhe Vasillaq Hazizaj.
Burime zyrtare thane se kater te ndaluarit po ndihmonin disa te rinj nga rrethe te ndryshme te vendit per te kaluar ne menyre te paligjshme kufirin drejt tokes helene. Mesohet se dy prej emigranteve jane kapur ne vendin e quajtur "Qafa e Kashit", ne rrethin e Mallakastres dhe dy te tjere ne fshatin Frasher, te komunes Zharrez. Grumbullimi kishte nisur prej nje jave, ndersa pagesat ishin percaktuar sipas largesise se vendit ku do te mberrinin klandestinet.
Por hetimet per operacionin e koduar "precedentet", marre nga fakti qe dy prej te dyshuarve kane qene te denuar nje here per kete krim, kishin nisur dy muaj me pare nepermjet pergjimeve. Ne tre raste te identifikuara, agjentet arriten te saktesojne itinerarin qe do te pershkonin te dyshuarit deri ne Greqi, pasi kishin kryer edhe pagesen nga nje mije euro deri ne 2800 euro per person. Policia pohoi se klandestinet drejt vendit fqinj kalonin nga brezi i gjelber i pikave kufitare te Korces, Gjirokastres, Sarandes, por edhe nepermjet Qafe Thanes drejt Maqedonise. Rasti i fundit ka pasur per destinacion linjen Fier-Kakavije-Greqi dhe pazari per person ka qene 1 mije euro. Ne fund te aksionit jane sekuestruar 2 automjete tip "Benz" me targa TR 3900 C dhe FR 988 C, 200 mije leke, 2 mije euro, 9 telefona celulare dhe 15 karta te ndryshme rimbushese, 1 pasaporte shqiptare qe dyshohet se eshte e falsifikuar dhe eshte derguar ne Laboratorin Kriminalistik per ekspertize.
Xh. Beharaj