Familjaret te shokuar: Erjoni nuk kishte asnje konflikt
Trupi i pajete eshte derguar ne morgun e spitalit te Beratit, ku i eshte nenshtruar hetimeve te rastit, nderkohe qe me pas eshte terhequr nga familjaret. Policia po punon ne disa pista per krimin e bujshem, perfshire nje vrasje per qellime grabitje, ose per motive hakmarrje. Viktima mesohet se ishte emigrant ne Greqi me dokumente te rregullta dhe vetem pak dite me pare ishte kthyer prane familjes se tij. Keta te fundit, banore te lagjes "Guri i Bardhe", kane deklaruar se Erjoni ishte kthyer pak dite me pare nga Greqia, ku jetonte prej vitesh. "Nuk dinim te kishte ndonje konflikt, apo te kishte shprehur shqetesime", i thane prinderit policise se Beratit. Mbremjen e se shtunes, Erjoni mesohet te jete larguar nga banesa per t'u takuar me disa nga shoket e tij dhe nuk u kthye me, pa lene as adrese. Policia beri te ditur se ka shoqeruar ne policia disa persona qe i ka pyetur rreth ngjarjes, por ende nuk mund te flitet per te dyshuar. Dyshimet e para kane rene tek shoket e viktimes qe kane shoqeruar te riun deri ne momentet e fundit. Pistat jane ajo e grabitjes me pasoje vrasjen dhe e hakmarrjes per ndonje konflikt te castit ose te vjeter.