Ekzekutohet mistershem emigranti
BERAT- Nje emigrant i sapo kthyer nga Greqia per festat e fundvitit eshte ekzekutuar me arme zjarri nga persona te panjohur. Trupi i pajete u zbulua nga banore te fshatit te Moraves ne Berat rreth ores 08:00 te mengjesit prane shtratit te lumit Osum. Por jane dashur me se 6 ore hetime per te zbuluar identitetin e viktimes dhe vetem ne oret e pasdites u deklarua se ishte Erjon Shuka, 28 vjec, banues ne Uren Vajgurore. Policia tha se nisi hetimet per vepren penale te vrasjes, por autoret mbeten te paidentifikuar. Pritet qe deshmia e familjareve dhe e kaluara e emigrantit te zbardhin te verteten e ketij krimi te mistershem, qe ka tronditur banoret e qytezes se vogel. I riu mesohet te jete vrare me arme zjarri per motive ende te panjohura, nderkohe qe policia deklaroi se ka shoqeruar ne polici disa persona, shoke te viktimes, me te cilet ka qene mbremjen e se shtunes.
Trupi i pa jete i te riut eshte gjetur ne nje zone te braktisur ne breg te lumit Osum ne fshatin Morave. Nje telefonate e bere ne sallen operative te Komisariatit Berat oret e para te mengjesit te djeshem njoftonte per gjetjen e nje kufome. Ekspertet e policise, mjeket ligjore dhe uniforma blu mesohet se kane mberritur menjehere drejt vendit te ngjarjes. Sipas burimeve zyrtare te policise, ka qene nje parcele e pambjelle, vendi ku eshte gjetur trupi, nderkohe qe ende nuk dihet nese viktima eshte ekzekutuar ne vend tjeter dhe me pas eshte hedhur ne kete zone. Nga deshmite e para mesohet se ka qene nje bari i zones, personi i pare qe ka pare trupin, ndersa kulloste bagetite.
Ekspertet konstatuan pas procesit te keqyrjes se trupit te pajete, se viktima ka gjetur vdekjen e menjehershme si pasoje e shkrepjes se nje arme zjarri, ku dallohej nje plage ne pjesen e shpatulles. Per te ekzekutuar 28 vjecarin Shuka, eshte perdorur nje arme zjarri tip pistolete "TT", me vrime hyrje ne gjoks dhe vrime dalje ne anen e pasme te kurrizit. Nga konkludimet paraprake, gjate ekzaminimit te kufomes, rezulton se personi mund te jete vrare mesnaten e se shtunes, duke zbardhur dita e djeshme. Paraprakisht u konstatua se viktima nuk kishte asnje dokumentacion me vete dhe se ishte i moshes rreth 30 vjec, me trup mesatar, i gjate 170 cm, me fytyre te bardhe e pak te vrazhde, floke te zinj te prera shkurt, 1cm te gjate, e pak te rena ne dy anet e ballit. Syte i ka pasur ngjyre kafe, dhembi i nofulles se poshtme i rene. Ne momentin e gjetjes, ka pasur te veshur kepuce ngjyre kafe te sheshta dhe corape ngjyre kafe, me pantallona xhins ngjyre blu, dhe nje triko leshi me menge.
E. Hazizolli