E Diel, 1 Nëntor 2026

Klodian Hazizi akuzohet se trafikoi ne Kosove 23 vjecaren

Fier- Shfrytezimi i nje vajze 23 vjecare nga Berati pas mashtrimit, per martese dhe jete me te mire, i ka kushtuar prangat nje te riu nga qyteti i Fierit. Klodian Hazizi, 23 vjec, banues ne fshatin Luar te Kurjanit, i cili eshte arrestuar diten e djeshme pasi rezultonte person i kerkuar qe prej vitit 2006. Burime zyrtare thane se tre vjet me pare, fieraku dyshohet se ka trafikuar dhe me pas shfrytezuar si prostitute ne Prizren te Kosoves vajzen 23 vjecare nga Berati. Pas kthimit nga vendi fqinj, e demtuara M. B., ka deshmuar ne polici se ishte mashtruar pikerisht nga 23 vjecari Hazizi. Ata ishin njohur dhe me pas kishin rene dakord, per nje lidhje me qellim martesen. Por sapo kane mberritur ne Kosove, vajza eshte vene ne presion dhe dhune fizike, me qellim qe te pranonte te bente prostituten ne motelet dhe hotelet e Kosoves. Ky shfrytezim mesohet se ka zgjatur tre muaj me radhe, derisa M. B., ka gjetur momentin per te shpetuar nga Hazizi dhe eshte kthyer ne familje, duke bere denoncim ne komisariatin e Fierit. Gjate marrjes ne pyetje 23 vjecari ka pohuar se nuk ishte ne dijeni se ka qene person ne kerkim dhe se ishte kthyer prej pak muajsh nga Kosova. "Prej tre muajsh qendroja ne banesen time dhe nuk kam pasur asnje informacion per kete denoncim", eshte shprehur Hazizi gjate marrjes ne pyetje, duke mohuar akuzen e ngritur.

Xh. Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›