E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e punetorit, ne kerkim pronari

Durres- Aksidenti me pasoje vdekjen e punetorit te ndertimit, ka kaluar me pasoja te renda per drejtuesit e firmes. Administratori i shoqerise ndertuese "Xhesi 05" ne Durres eshte shpallur ne kerkim qe prej dites se djeshme pasi nga hetimi i kryer prej eksperteve te policise rezultoi se vdekja e 48 vjecarit Ismet Jaupi kater dite me pare erdhi si pasoje e shkeljes se rregullave te sigurise ne pune. Burime zyrtare bene me dije se kane shpallur ne kerkim 43 vjecarin Kristo Biba, per vepren penale te "shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune".

Nga hetimi i kryer per ngjarjen e ndodhur diten e enjte te Ura e Dajlanit ne Durres, 43 vjecari Biba, ne cilesine e administratorit te shoqerise "Xhesi 05", nuk ka marre masa per zbatimin e rregullave te sigurimit teknik ne pune, ashtu sic i parashikon dhe ligji. Firma kishte marre persiper ndertimin e pallatit ne lagjen numer 13, ne Plazh. Shpallja ne kerkim e administratorit, i cili ka lindur ne Pogradec dhe banon ne Durres, dyshohet se eshte bere per shkak te vdekjes tragjike te 48 vjecarit Ismet Jakupi, i cili punonte ne firmen "Xhesi 05" si punetor i thjeshte. Ngjarja ne fjale ndodhi rreth ores 12:30, ne kohen qe viktima, Ismet Jaupi, ka qene duke punuar ne katin e shtate te pallatit.

Gjate procesit te punes mbi skele, 48 vjecari ka rene nga nje lartesi shume e madhe, duke u perplasur ne nje ballkon te katit te katert dhe me pas ka rene ne toke ne katin e pare. Si pasoje e renies, punetori ka marre fraktura te renda, duke gjetur vdekjen e menjehershme pas dergimit per ne urgjencen e Durresit.

Mjeket jane perpjekur qe t'i vijne ne ndihme nepermjet nderhyrjeve kirurgjikale, por pa mundur qe ta mbajne ne jete 48-vjecarin, pasi plaget ne pjesen e kokes kane qene fatale. Ne vendngjarje shkoi menjehere nje grup hetimor qe keqyri pjesen ku punonte viktima dhe mori ne pyetje koleget e tij. Te paret qe i erdhen ne ndihme 48 vjecarit ishin pikerisht punetoret, ndersa kane deshmuar se punonin pa rripa sigurie.

Ngjarja u konsiderua aksidentale, por si shkak eshte cilesuar mosmarrja e masave per sigurine e jetes. Policia fillimisht nuk beri asnje shoqerim, deri ne konkluzionet e para te arritura nga grupi hetimor. Kjo i ka dhene kohe administratorit per t'u larguar para se te pritej flete-arresti ndaj tij. Nje grup policor ka shkuar ne banese per te kryer ndalimin, por nuk e kane gjetur. Ne kete menyre eshte bere shpallja e tij ne kerkim dhe dergimi i emrit dhe fotografive ne te gjitha pikat kufitare, me qellim kapjen si i dyshuar per shkaqet e ngjarjes se rende. Lidhur me kete aksident, materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Durres, ku mbi 43 vjecarin Kristo Biba, rendon akuza e "shkeljeve te rregullave teknike ne pune".

E.Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›