Aksident në një minierë kineze, 12 të vdekur

Dymbëdhjetë persona e humbën jetën dhe 28 konsiderohen të zhdukur pas shpërthimit të gazit, që ndodhi në një minierë qymyr guri në provincën kineze Seçuan, transmetuan agjencitë botërore, duke iu referuar kumtesës së agjencisë kineze Xinhua.
Në momentin e avarisë, nën tokë ka pasur 154 persona.
Sipas medieve britanike, kjo është një nga avaritë më të mëdha në industrinë kineze të minierave këtë vit.
Në minierën në Seçuan janë dërguar ekipet shpëtimtare nga miniera të tjera të rajonit.
Deri më tani në sipërfaqe janë nxjerrë 107 minatorë. Tre prej tyre kanë vdekur në spital nga plagët apo djegiet.
Minierat kineze, theksojnë mediat britanike, konsiderohen si "më vdekjeprurëset në tërë botën", si për shkak të mungesës së masave të sigurisë, ashtu edhe për shkak të synimit të pronarëve që në maksimum ta rrisin fitimin e qymyrit, për t'iu përgjigjur kërkesës së madhe.