E Diel, 1 Nëntor 2026

Viktimat çame, Idrizi: I drejtë propozimi i obeliskut

Shpëtim Idrizi, e cilëson të drejtë propozimin e presidentit, Bamir Topi për të kërkur ndërtimin e një Obelisku në përkujtim të viktimave çame në Greqi. Depueti i PDU-se e sheh këtë si mënyrën e vetme për barazpeshë me varrezat helene në Shqipëri.

"është një qëndrim shumë i drejtë, madje do të thoja, nga qëndrimet e rralla ku shteti shqiptar mundohet që të jetë dinjitoz, dhe sigurisht që të ketë parasysh raportet e reciprocitetit. Sepse në qoftë se ne flasim për domosdoshmërinë e marrëdhënieve të mira me shtetin grek, atëherë ne duhet të jemi dinjitoz dhe reciprok në marrëdhëniet me ta. Sigurisht që do të ishte e natyrshme dhe normale që shteti shqiptar krahas bonuseve që jep për varrezat e ushtarëve grekë, një cështje e debatueshme dhe një qëndrim që ne mbajtëm dhe në Parlament, të kërkonte pikërisht ngritjen e varrezave dhe një memorial në përkujtim të tragjedisë came", tha Idrizi.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e martë , 30 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›