Aldo Bare: Gjyqi, proces i montuar politikisht
TIRANë- Kreu i bandës së Lushnjes Aldo Bare ka akuzuar sot në sallën e gjyqit prokurorinë dhe gjykatën se gjyqi ndaj tij është një proces i montuar politikisht. Në deklaratën e tij para togave të zeza Aldo Bare ka deklaruar se po zhvillohet një gjyq fars pasi që në fillim dihet se cili do të jetë fundi i tij dhe dënimi që sipas tij, është paracaktuar nga drejtësia shqiptare.
Më pas prokurori i cështjes kërkoi që të merrej dëshmia e shtetasit Arben Kica, i cili ka statusin e personit që mbrohet nga drejtësia, për shkak se ka pranuar të bashkëpunojë duke rrëfyer për disa nga krimet e bandës së Lushnjes. Vetë kapobanda Aldo Bare ka deklaruar se nuk e njeh fare këtë person. Ndërkaq seanca gjyqësore ka vijuar me dyer të mbyllura ndërsa pritet që të dëshmojnë vëllezërti e Artur Dajës, një nga viktimat e krimeve të bandës së Lushnjes, i cili jo vetëm u ekzekutua, por edhe ju pre koka.
(m.a/News24/BalkanWeb)