Të nderosh ‘punën’ e të papunëve ?!
Kur pas një fjalie sado të shkurtër, autori detyrohet që të vendosë pikëpyetje bashkë me pikëçuditëse, kjo shpreh ndonjëherë në vetvete që tema e zgjedhur dhe teksti i shkruar, qoftë edhe titulli i tyre, sigurisht që ka të bëjë me një realitet të vështirë, dramatik, por që si i tillë atij mund t’i jepen njëherazi edhe tone apo nuanca groteske. Të gjithë këtë gjendje komplekse, ndoshta më mirë dhe më koncize e shpreh maksima mjaft e përdorur nga shumë popuj, edhe prej këtij tonit: “Për të qarë dhe për të qeshur”. Me këtë mënyrë të shprehuri, e qeshura nuk ndikon për ta argëtuar njeriun, por për t’i theksuar atij ngarkesën reale negative të situatës së përjetuar.
E tërë kjo tablo emocionale u vu re ndërmjet nesh edhe këto ditët e fundit, kur mbas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, pas të cilës u informua që më 30 Prill të këtij viti populli opozitar do të zhvillojë një protestë masive në Tiranë, papritmas shfaqet nëpër ekrane nënkryetari i PD në pushtet, për të deklamuar që menjëherë pas protestës së kundërshtarëve, më 1 Maj, militantët dhe simpatizantët e djathtë do të festojnë Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve “me një entuziazëm që Tirana nuk do ta ketë njohur ndonjëherë më parë”.
Dhe, për t’u mbushur mendjen të gjithë atyre që mund të shprehnin habinë pas këtij lajmi, përfaqësuesi i maxhorancës aktuale shpjegoi motivin që shkaktonte edhe më tepër çudira rreth organizimit të këtij manifestimi: “Duke ruajtur simbolikën e kësaj date, me këtë festë do të nderojmë punën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve”. Ta lemë paralelizmin në këtë rast me përrallat e së kaluarës, për çka ditëve të fundit është sarkastuar shumë në disa forma, edhe me të qarë, edhe me të qeshur. Por, le të ndalemi paksa, se sa i justifikuar është ky nderim; sa realisht, aktualisht do të gëzonin në këtë datë simbolike të gjithë shqiptarët.
***
Prej disa vitesh rresht, njerëzve në përgjithësi po u mbushej mendja, po e ndjenin gjithnjë e më shumë se, fundi i periudhës së të ashtuquajturit Tranzicion në vendin tonë po shtyhej për më tej, se tani nuk mund të merrej seriozisht dhe të pritej ajo që kishte deklaruar Sali Berisha më 1992 – shin, sapo u ul atëherë në karrigen e presidentit të Republikës, që kjo periudhë do të zgjaste vetëm 15 - 20 vjet. Ja ku erdhi, ja ku po vjen përfundimi i këtij afati, dhe shumë shqiptarë të zgjuar nga gjumi i gjatë i ëndrrave tashmë i mbajnë sytë nga jashtë me shpresë dhe dëshpërim për fatin e tyre.
Me shpresë për të gjetur jashtë ndonjë punë që mund t’u siguronte deri në një farë mase mbijetesën. Me dëshpërim që qeverisjet e vendit të përfshira nga korrupsioni galopant deklarojnë kurdoherë në mënyrë demagogjike, se e kanë shndërruar vendin në një fushë me lule. Në të vërtetë, në një kohë kur Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton që vetëm gjatë vitit të kaluar nga administrata publike janë përvetësuar dhe shpërdoruar plot 7.3 milionë dollarë, edhe çdo i huaj që vjen këtu sheh në sytë e shumicës së njerëzve tanë trishtim dhe dhimbje, sheh fusha të përmbytura dhe toka të lëna djerr, sheh shtëllunga të dendura të tymrave të verdha e të zezave që prodhojnë ca fabrika çimentoje dhe gurore me goma të djegura, sheh...
Por, cila është situata e punësimit këtu, kur pushtetarët flasin që më 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, Tirana do të përfshihet nga një entuziazëm që nuk e ka njohur kurrë parë? Duke iu përmbajtur të dhënave më të fundit të publikuara zyrtarisht vihet re se, sipas Institutit të Statistikave, që qëndron prej kohësh nën sqetullat e kësaj Qeverie, papunësia gjatë periudhës nga Janari deri në fund të Shtatorit të vitit të kaluar regjistrohej në shifrën 12.78 për qind. Dhe, megjithëse administrata e këtij Instituti, është specializuar qysh prej 5 vjetësh për të manipuluar çdo të dhënë që mund të diskreditojë këtë keq – qeverisje, ajo ende nuk ka publikuar shifrën për tremujorin e katërt të 2009 – s, ngaqë me gjasë ‘nuk ia mban’ të shtojë edhe më shumë dozat e gënjeshtrave të buletineve të saj, të cilat as gjuetarët e rëndomtë nuk i kapërdijnë dot.
Të bindur tashmë se, të huajt i dinë punët e Shqipërisë më mirë se sa vet ne shqiptarët, veç të tjerash edhe sepse nuk u përmbahen, nuk mbyllin sytë përpara shifrave të kancelarive të vendit, s’mund të rrish pa shfletuar artikujt e shkruar e publikuar prej tyre, nëpër të cilat nuk mungojnë as të dhëna nga kjo fushë. Mjafton t’i hedhësh një sy Raportit të Shërbimeve Inteligjente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CIA) për vitin 2009 dhe shqyen sytë, të mbushet trupi tërë mornica tek lexon që deri në fund të vitit të kaluar papunësia në Shqipëri ka arritur në masën 33 për qind. Një shifër kjo, sikurse edhe ajo 13, e paragjykuar në bestytninë e disa popujve si shumë terse, aq sa edhe plot shoqëri ajrore nuk para pëlqejnë që ta shënojnë në sediljet e avionëve të tyre.
Kështu pra, një e treta e popullsisë vendase është e papunë dhe, me sa duket, nuk ka shanse që të pritet në sens pozitiv ndryshimi së shpejti, aq më pak brenda një muaji, deri më 1 Maj. Kjo përforcohet edhe më tepër nga fakti se, brenda muajve të parë të 2010 - s u hodhën në rrugë të madhe, jo pak, por plot 20 mijë punonjës të tjerë. Ndërkohë që investimet e huaja po pakësohen dhe drita jeshile nuk po u ndizet në Shqipëri, pavarësisht propagandës së shfrenuar zyrtare të saj. Këtë e konfirmoi para pak ditësh edhe Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Borchard që, duke përfituar nga një event i përbashkët shqiptaro – gjerman në qytetin e Durrësit, ripërsëriti mesazhet e tij për domosdoshmërinë e kapërcimit të krizës komplekse që na ka përfshirë. “Shpresoj që sinjali i krizës të marrë fund, pasi ky sinjal mban larg të interesuarit potencialë për Shqipërinë...Angazhimet private kanë nevojë për një mjedis pozitiv. Në këtë kontekst, faktorë të tillë, si lufta kundër korrupsionit dhe garancia e sigurisë ligjore kanë rëndësi thelbësore” – u shpreh ai gjatë aktivitetit ku merrte pjesë.
***
Nëse do të pranohej që vendi ynë do të ishte edhe ai objekt i krizës ekonomike globale, pavarësisht mënyrës së qeverisjes, mbase do të fshihej dhe amortizohej deri - diku mosmbajtja e premtimeve elektorale të vjetshme, të cilat partitë politike që sot mbajnë pushtetin i proklamuan bujshëm me tambure e fanfara. Njëra thoshte se do të hapte dhjetëra mijëra vende pune, tjetra fiksonte shifrën 150 mijë. Ndërsa, tani nuk i përmendin ato premtime, por as nuk pranojnë përfshirjen e vendit në krizën ekonomike globale. Përkundrazi, Kryeministri Berisha edhe së fundmi deklamoi që Shqipëria i përballoi me sukses valët goditëse të asaj krize dhe Shqipëria na u llogaritkërka si një ndër katër vendet e vetme në botë që gjatë 2009 – s pati ngitje ekonomike të lakmueshme për të tjerët.
Me siguri që lexuesi e ka vënë re se, shumë fjalive të këtyre radhëve do të ishte e nevojshme të viheshin nga pas pikëpyetje së bashku me pikëçuditëse. Por, ato do të ishin aq të shumta, saqë do ta zgjasnin grafikisht tekstin, ndërkohë që edhe kaq sa u shënua në ‘të e shtojnë dëshpërimin e njerëzve, të cilët sot kanë nevojë më tepër për kurajo në përballimin e situatave të vështira që e kanë mbërthyer jetesës e tyre. Për kurajo, që t’i ndihmojë, siç pritet, në protestimin e tyre me reze të gjerë gjeografike gjatë gjithë muajit prill. Ndoshta edhe më 1 Maj. Sepse kjo datë tradicionalisht në shumicën e vendeve demokratike të botës përkujtohet si ditë protestash.
Tjetër gjë çfarë thonë liderët e të djathtës shqiptare, ashtu sikurse paraardhësit e tyre të Partisë së Punës, se ajo do të festohet me entuziazëm të paparë, duke të kujtuar kështu atë thënien e pavdekshme të të madhit Hegel, sipas së cilës fenomenet përsëriten dy herë, me trajta tragjike dhe me ato groteske.
(GSH/BalkanWeb)