Aksident në qendër të Tiranës, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të Tiranës përballë Sahatit ku një makinë me targa të Fierit ka hipur në trutuar dhe për pasojë janë plagosur 2 pasagjerët e automjetit ndërsa drejtuesi i automjetit fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjensë së spital dhe sipas mjekëve gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.