Krim në familje në Ndroq, burri vret gruan

Një krim brenda familjes është shënuar mbrëmjen e djeshme në Ndroq të Tiranës. Një burrë ka qëlluar me armë bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend. Ylli Mancaku ka ekzekutuar me armë bashkëshorten e tij Shpresa Mancaku për motive xhelozie.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë ndaluar autorin e vrasjes i cili në momentin që ka kryer krimin ka qënë nën efektin e alkoolit. Sipas policisë Mancaku kishte probleme me alkoolin ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.