E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në qendër të Tiranës, dëmtohet makina e ambasadorit rus

Një aksident i ndodhur në qendër të Tiranës ka dëmtuar edhe makinën e ambasadorit rus në Shqipëri.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.00 pak metra larg ndërtesës së ambasadës ruse, pranë bulevardit "Dëshmoret e Kombit". Shkak për aksidentin janë bërë dy të rinj me motor të cilët kanë bërë sipas policisë një parakalim të gabuar.
Burime nga policia bëjnë të ditur se dy të rinjtë kanë pësuar dëmtime të lehta, ndërsa familja e ambasadorit rus nuk ka pësuar asnjë dëmtim nga ky aksident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›