Nesër ndryshon ora, akrepat 60 minuta para
Ditën e dielë, akrepat e orës do të kapërcejnë 60 minuta para, duke bërë që dita të na duket më e gjatë. Ndryshimi do të jetë deri në muajin tetor. Ora do të ndryshojë njëkohësisht në të gjithë Europën. Ndërkohë në kontinentin Amerikan ora ka ndryshuar që në fillim të muajit Mars. Kjo me qëllim kursimin e energjisë. Është llogaritur që kur ora ndryshon në kohën e verës, kursehen miliona kilovat orë energji. Kjo për shkak se njerëzit kthehen më shpejt në shtëpi dhe shfrytëzojnë më shumë dritën e diellit.
Ndryshimi i orës në Europë është vendosur si ligj në vitin 1981dhe është rinovuar çdo 4 vjet.