Klinton takohet me liderin e ushtrisë egjiptiane
Egjipt- Sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton ka takuar sot kreun e këshillit ushtarak të Egjiptit Marshallin Mohamad Hussein Tantawi, në ditën ë dytë të vizitës së saj.
Zonja Clinton dhe marshalli diskutuan mbi kalimin e pushtetit tek presidenti i sapozgjedhur Mohammed Mursi dhe theksuan nevojën e respektimit të të drejtave të të gjithë egjiptianëve.
Clinton dhe Mursi u takuan më herët të shtunën. Z. Mursi dhe ushtria kanë qënë në konflikt sa i përket shpërbërjes së parlamentit.
Marshalli Tantawi u bë sundimtar i përkohshëm i Egjiptit pas rënies së presidentit Hosni Mubarak në shkurt të vitit të kaluar. Zonja Klinton zhvilloi bisedime për më shumë se një orë të dielën me këtë të fundit.
Hillari Klinton kishte planifikuar vizitën e saj në Egjipt më herët pasi për SHBA-të është i rëndësishëm bashkëpunimi dhe angazhimi me presidentin Mursi. Takimi u përshkra nga zyrtarët si mjaft i sukseshëm dhe i sinqert por megjithatë, nuk ka end enjë përqafim të plotë mes dy vendeve.
Jashtë hotelit të zonjës Clinton, dhjetra egjiptan protestuan kundër z. Mursi dhe faktit se pse vazhdoi ndihma ushtarake amerikane për Egjiptin nën presidencën e tij. Protestuesit nën sloganini: “Ne nuk duam që Hamasi të sundojë Egjiptin”
Një zyrtar i lartë amerikan shteti zyrtar i departamentit tha: “Ata diskutuan për tranzicionin politik dhe nevojën e dialogut të vazhdueshëm të presidentit Mursi me Këshillin Ushtarak.
“Sekretarja theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të të gjithë Egjiptasve, duke përfshirë gratë dhe pakicat.”
Field Marshal Tantawi solli në vemendje nevojat ekonomike Egjiptit, ndërsa palë diskutuan gjithashtu planet e ndihmës amerikane.
Pas takimit më Marshall Tantaëi dhe udhëheqësit e tjerë të ushtrisë, zonja Klinton do të shkojë në qytetin e dytë të Egjiptit, Aleksandri, një bastion i Vëllazërisë Myslimane.
Atje ajo do të takohet me gratë udhëheqëse, të komunitetit të krishterë dhe ndërmarrësve të rinj.
/IDEA/