E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha, pesë VKM në një ditë për ti dhënë 3035 metra katror Samir Manes

Share

Samir Mane ne krye te tavolines proqeveritare

Qeveria shqiptare ka firmosur në mbledhjen e saj pesë VKM për të tjetërsuar pronësinë mbi pesë ngastra toke në Komunën Mullet të Tiranës në favor të biznesmenit Samir Mane. Vendimet janë marrë sot në mbledhjen e qeverisë dhe kërkojnë tjetërsimin e pronësisë së disa trojeve në favor të grupit të biznesit MANE TCI shpk.

Vendimet kanë të bëjnë me tjetërsimin e një sipërfaqeje në zonën katadastrale 2735 në fshatin Mullet, që është pjesë e Komunës së Petrelës në Tiranë.

Toka është tjetërsuar me një çmim 5 mijë lek metër katror, por qeveria nuk e ka bërë atë publike në VKM zyrtare që ka publikuar. Ajo rekomandon që për çmimin të vendoset duke i iu referuar çmimeve të hartës së krijuar për qarqet e vendit, pa e nxjerr atë në ankand me çmim të liberalizuar.

Samir Mane njihet si një nga klientët e Argita Malltezit (Berisha) dhe bashkëpunëtor dhe partner me pronarin e TV Klan, e lidhur me qeverinë shqiptare. Në të vërtetë ai është financuesi jopublik i këtij grupi mediatik, i cili ia ka kthyer shumëfish mbështetjen duke e favorizuar atë në politikat qeveritare për shitjen e pronave publike në bregdetin shqiptar deri në jug të vendit. Në disa raste qeveria shqiptare është investuar personalisht me politika klienteliste në favor të tij. Autostrada Tiranë- Elbasan u devijua në favor të një projekti të tij për qendrën tregtare TEG, ndërsa Ministria e Transportit u investua të çonte rrugën dhe ujësjellësin në një kodër ku ai më pas shpalosi një projekt për një zonë rezidenciale ku kanë marr shtëpi vetë anëtarë kabineti, përfshi dhe ata që janë investuar për politika klienteliste ndaj tij.

Mane është bërë i njohur në vitin 2005 kur ai investoi tek qendra tregtare Universal dhe më pas për shitjen e rrjetit të supermarketeve Euromax tek një biznesmen serb. Ai njihet po ashtu si një biznesmen që ka ndikim të fortë në politikat e brendshme në PD, por dhe në opozitë, përmes grupe politikanësh që lobojnë për të.

Ja pesë VKM e Berishës sot

KALIMIN E TITULLIT TË PRONËSISË SË SIPËRFAQES PREJ   450 M², TË NDODHUR NË ZONËN KADASTRALE 2735, ME NR.29/21, FSHATI MULLET, KOMUNA PETRELË, TIRANË,  QË DO TË TJETËRSOHET NË FAVOR TË SUBJEKTIT KËRKUES MANE TCI, SH.P.K., PËR LLOGARI TË FONDIT     TË KOMPENSIMIT FINANCIAR

KALIMIN E TITULLIT TË PRONËSISË SË SIPËRFAQES PREJ  400 M², TË NDODHUR NË ZONËN KADASTRALE 2735, ME NR.29/20, FSHATI MULLET, KOMUNA PETRELË, TIRANË, QË DO TË TJETËRSOHET NË FAVOR TË SUBJEKTIT KËRKUES MANE TCI, SH.P.K., PËR LLOGARI TË FONDIT TË KOMPENSIMIT FINANCIAR

KALIMIN E TITULLIT TË PRONËSISË SË SIPËRFAQES PREJ      870 M², TË NDODHUR NË ZONËN KADASTRALE 2735,   ME NR.29/10,  FSHATI MULLET, KOMUNA PETRELË, TIRANË, QË DO TË TJETËRSOHET NË FAVOR TË SUBJEKTIT KËRKUES MANE TCI, SH.P.K., PËR LLOGARI TË FONDIT TË KOMPENSIMIT FINANCIAR

KALIMIN E TITULLIT TË PRONËSISË SË SIPËRFAQES PREJ       940 M², TË NDODHUR NË ZONËN KADASTRALE 2735,     ME NR.29/19, FSHATI MULLET, KOMUNA PETRELË, TIRANË,   QË DO TË TJETËRSOHET NË FAVOR TË SUBJEKTIT KËRKUES MANE TCI, SH.P.K., PËR LLOGARI TË FONDIT     TË KOMPENSIMIT FINANCIAR

KALIMIN E TITULLIT TË PRONËSISË SË SIPËRFAQES     PREJ 375 M², TË NDODHUR NË ZONËN KADASTRALE 2735,    ME  NR.29/22, FSHATI MULLET, KOMUNA PETRELË, TIRANË,   QË DO TË TJETËRSOHET NË FAVOR TË SUBJEKTIT KËRKUES      MANE TCI, SH.P.K., PËR LLOGARI TË FONDIT TË KOMPENSIMIT FINANCIAR

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›