E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha i jep Vatrës 36 milion lekë nga buxheti i shtetit për të festuar

Share

Kaq u kushton taksapaguesve shqiptarë ftesa që organizata Vatra i ka bërë kryeministrit shqiptar për të festuar në Nju Jork 100 vjetorin e themelimit të saj. Qeveria ka miratuar sot një vendim që parashikon dhënien e një fondi prej 36 milion lekësh për Vatrën, që ajo të festojë 100 vjetorin e themelimit, që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë. Paratë do jepen nga fondi rezervë i qeverisë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, Për buxhetin e vitit 2012, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave vendosi: Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2012, në programin 01120 Mbështetje diplomatike jashtë shtetit, t`i shtohet fondi i përgjithshëm prej 3 640 000  ( tre milionë e gjashtëqind e dyzet mijë) lekësh, për financimin e shoqatës Vatra, me seli në SHBA, me rastin e festimit të 100 – Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, si dhe kremtimit të  100 – vjetorit të krijimit të shoqatës. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, thuhet në njoftim.

Kryeministri Sali Berisha duket e ka përjetuar shumë keq faktin që kreu i opozitës u prit në Uashington. Për këtë ai nxitoi të organizonte një udhëtim. Shkak u bë festa e Vatrës. Po ashtu Berisha do vizitojë edhe një muze dhe po lobon fort që të organizojë ndonjë takim në Departamentin e Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›