FIFA shpall skuadrat qe kane lene gjurme ne historine e futbollit

FIFA ka shpallur katër skuadrat që kanë shënuar një epokë, ekipe që kanë lënë shenjë në historinë e futbollit botëror. Federata Ndërkombëtare e Futbollit bëri publike ekipet që kanë praktikuar lojën më të bukur, duke rritur popullaritetin dhe ndryshuar mënyrën e konceptimit të sportit më popullor.
I pari që mori këtë vlerësim ishte Ajaksi i Rinus Mishels, me skuadrën holandeze që shpiku futbollin total nga viti 1969 deri më 1973. Mënyra e re e lojës me filozofinë të gjithë sulmues dhe të gjithë mbrojtës, i solli skuadrës nga Amsterdami tre tituj kampionë, tre Kupa të Holandës, tre Kupa të Europës, një Kupë Interkontinentale dhe një Superkupë Europe.
Koncepti i ri u bë edhe më i famshëm nga gjeniu Johan Krujf dhe përfaqësuesja Holandeze në Botërorin 1974 në Gjermaninë Perëndimore.
I dyti ishte Milani i Arrigo Sakit, që ngjasonte me futbollin total të Ajaksit, por me një filozofi të ndryshme, ku loja bazohej te treshja e papërsëritshme holandeze Rajkard, Gulit e Van Basten. Suksesi më i madh i Milanit të Sakit ishin dy kupat e Europës të fituara radhazi, në atë periudhë kuqezinjtë vendosën rekordin absolute me 54 javë pa humbje në kampiona.
Në vendin e tretë të klasifikimit të FIFA-s është Juventusi i Marçelo Lipit. Falë taktikave të trajnerit dhe emrave si Roberto Baxho, Viali, Ferrara e më pas edhe Zidan, Davids e Inzagi, bardhezinjtë shkëlqyen nga viti 1994 deri më 1999-ën: në harkun e pesë viteve Juve arriti tre herë në finalen e Champions League, edhe pse fitoi vetëm në vitin 1995 kundër Ajaksit.
Lista e skuadrave më të mira në histori mbyllet nga Barcelona e Pep Guardiolës, skuadra që po mahnit të gjithë botën me futbollin e saj. Në vetëm 4 sezone, tekniku katalan ka arritur të perfeksionojë lojën e ekipit “blaugrana”, duke u bazuar te Lionel Mesi, Ksavi dhe Iniesta.
Me Guardiolën, Barça ka fituar 13 trofe, ku spikatin dy Champions League, dy tituj botëror për klube dhe tre tituj kampionë në Spanjë.