Dhuna ndaj policise, dy te ndaluar
TIRANE - Dy persona jane ndaluar pasi kane kundershtuar policine. Burime zyrtare nga uniformat blu te kryeqytetit thane se, nga efektivet e Komisariatit numer 6, eshte bere ndalimi i Arben Shkretes, 41 vjec, nga Tirana. Arrestimi i tij eshte bere pasi ne oren 21:00, ne rrugen "Llazi Miho", dyshohet se ka goditur per shkak te detyres, kundershtuar dhe fyer, punonjesit e policise te Komisariatit numer 6. Pas ndalimi, ndaj tij jane kryer veprimet procedurale, dhe dosja me materiale i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, per veprat penale te "kundershtim te punonjesit te policise", "goditje per shkak te detyres" dhe "fyerje per shkak te detyres". Po ashtu, nga efektivet e Komisariatit numer 1, eshte ndaluar Ismail Sinanaj, 24 vjec, banues ne Durres. Kapja e tij eshte bere pasi ishte shpallur ne kerkim nga Policia e Tiranes, dhe me daten 17 nentor 2008, prokuroria ka leshuar urdher-ndalimi sepse Gjykata e Tiranes, e kishte denuar me 3 muaj burg, per akuzen e "kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik". A. C