E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, i riu perplaset me tre makina

TIRANE - Nje aksident me pasoje plagosjen rende te nje te riu, ka ndodhur dy dite me pare ne Tirane, ku eshte perfshire dhe Mauro Bencivengo, zv/trajner i skuadres se futbollit, "Tirana". Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Sipas tyre, per kete ngjarje nga specialistet e seksionit Kunder Hetimit te Aksidenteve, eshte bere arrestimin ne flagrance i Petro Miletit, 38 vjec, lindur ne Lushnje dhe banues ne Athine, Greqi. Prangosja e tij, eshte bere pasi duke qarkulluar ne Rrugen e Dibres, me automjetin tip "Audi", me targa YHH 2263, eshte perplasur me motorin "Suzuki", me targe CX 09300, i drejtuar nga Andi Gjashta, 23vjec. Per pasoje motori ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me mjetin "Benz", i drejtuar nga Ilir Deliu dhe me pas ka perfunduar ne parakolpin e mjetit tip "Pezho", me targa GEB 97088, i drejtuar nga italiani, Mauro Bencivengo. Si pasoje eshte aksidentuar 23-vjecari Gjashta, eshte ne Spitalin Ushtarak Tirane, ku ndodhet ne gjendje te rende shendetesore. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›