E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentja: Me kane shfrytezuar per prostitute, vetem per nje fare kohe

Tirane- Studentja e cila ushtronte prostitucion kundrejt shumave 100-150 euro ka deklaruar para gjykates, se fillimisht ishte shfrytezuar, ndersa me pas ishte detyruar te shiste trupin, per shkak te gjendjes se veshtire ekonomike. Me lot ne sy vajza 24-vjecare, A.D ka pranuar krimin para gjyqtarit te gatshem Sokol Tona. Pas deklarimit te vajzes, gjykata ka caktuar ndaj saj masen e sigurise "arrest me burg". E njejta mase sigurie eshte caktuar edhe per tutorin e saj Mario Monopuli, 19 vjec, ndersa per taksistin Altin Djaci, gjykata caktoi masen e sigurise "arrest shtepie". Dy te pandehurit nuk kane pranuar te japin shpjegime para gjykates. Prokurori i ceshtjes i ka shpjeguar gjykates se studentja prej disa kohesh ushtronte prostitucion, ndersa klientet e saj ia siguronte tutori. Nga hetimet ka rezultuar se klientet e studentes ishin kryesisht shtetas te huaj, madje mes tyre kishte dhe perfaqesues te selive diplomatike ne vend. "Porosia" per te pasur vajzen ne shtratin e tyre te hotelit, behej me telefon.

Klientet jane kryesisht shtetas te huaj, te cilet ishin te gatshem te paguanin shumen qe iu kerkohej", saktesuan burime nga policia. Klientet e prostitutes 24-vjecare, gjate kohes se qendrimit ne Shqiperi, qendronin ne hotele luksoze ne Tirane. Duket se mes tyre ka dhe perfaqesues te selive diplomatike ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›