Aksident, një i vdekur e tre të plagosur

Një aksdient i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Milot.
Automjeti me të cilin udhëtonte viktima, Altin Cakoni ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal, duke lënë të vdekur në vend 30-vjçarin. Ndërkohë që tre personat e tjerë që udhëtonin në automjetin tip Benz kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spitalin ushtarak.