E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha premtime për të rinjtë dhe të moshuarit në fundvit

TIRANE- Kryeministri Berisha dha një pritje për të rinjtë me rastin e festës së Vitit të Ri 2010. Berisha, në fjalën përshëndetëse falenderoi për kontributin dhe ndihmën e jashtëzakonshme që dhanë të rinjtë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i ekzekutivit garantoi se qeveria do të ndërmarrë reformat më të thella për shkollimin dhe punësimin e të rinjve shqiptarë, me qëllim që viti 2010 të shndërrohet në një vit përcaktues për një fytyrë të rë të Shqipërisë. “Ne kemi arsye të mëdha që të falenderojmë me mirënjohje njëri-tjetrin”, ka theksuar Berisha në fjalën e tij duke radhitur arritjet e qeverisë sic ishte anëtarësimi në NATO, një vit në të cilin u bënë të gjitha parapërgatitjet që muajt e ardhshëm të lëvizet në mbarë Evropën pa viza. Ndërsa po ditën e sotme, kryeministri ka shtruar një drekë për një grup të moshuarish nga Shtëpia e të moshuarve në Tirane. Duke i uruar të pranishmit për një vit të mbarë kryeministri i vendit garantoi të moshuarit se qeveria do të jetë gjithmonë pranë tyre për ta lehtësuar dhe për ta bërë më cilësore jetesën e tyre.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›